Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në një lokal nën pronësinë e një serbi dyshohet të ketë shpërthyer një mjet shpërthyes.
Sipas njofitimit të Policisë, askush nuk ka pësuar lëndime trupore përpos disa dëmve materiale, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pronari i lokalit ende nuk është intervistuar nga Policia, sepse siç bën të ditur Policia, i njëjti gjendet me pushime jashtë Kosovës.
“Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.”, njofton Policia./Arbresh.info/
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së