Në komunën e Podujevës sot është bërë shpërndarja e 20 makinave qepëse kompjuterike dhe 20 makinave qepëse me overlluk në kuadër të projektit “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve” nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.
Komuna e Podujevës njofton se në ceremoninë e shpërndarjes për përfituesit e projektit ka marr pjesë edhe kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu.
“Sot u bë shpërndarja e 20 makinave qepëse kompjuterike dhe 20 makinave qepëse me overlluk, ndërsa pjesa tjetër e pajisjeve shpërndahet ditëve në vijim. Kryetari Bulliqi i uroj përfituesit e projektit, si dhe u zotua para tyre se mbështetja e komunës veçanarisht për bizneset e vogla e të mesme do të vazhdojë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...