Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, në debatin me kundër-kandidatin e tij, Arban Abrashi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, në të cilën ministër ishte edhe Abrashi, ka ndërtuar një rrugë pa leje në Prishtinë.
“Paramendojeni kanë ndërtuar rrugë në një vend ku iu kemi thënë që nuk bën, por kanë ndërtuar pa e marr lejen fare nga komuna”, ka pohuar Ahmeti në debatin në Klan Kosova.
Ai më pas ka folur për investimet që në katër vjetët si kryetar i ka realizuar në Prishtinë.
“Rregullimi çështjes së ujit, 24 orë uji, ka qenë obligim i komunës pagesa prej pesë milionë euro dhe zgjerim të rrjetit të Termokosit; blerja e autobusëve një pjesë dhe pjesa tjetër e buxhetit është përdorur për të shtrirë trafikun në Prishtinë dhe fshatra”.
“Vetëm gjatë vitit 2016 kemi proceduar mijëra kërkesa për ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe kanalizimeve. Në vitin 2016 kemi pasur dhjetëra kilometra asfalt në rrugët urbane, dhjetëra kilometra në rrugët rurale, mijëra metra, trotuare, kanalizime dhe ndriçim rrugor”.
“Nëse i marrim të gjitha në total për katër vjet i kemi shtruar 300 kilometra asfalt. Gjithashtu ndriçim kemi shtrirë mbi 300 kilometra në komunën e Prishtinës”.
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë