Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet ku është plagosur me thikë një mësuese.
Madje, Ahmeti e ka vizituar edhe në spital mëseusen që sipas tij, me dekada punon në Prishtinë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të reja.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e mësueses është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa, sulmuesja është arrestuar.
“Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prinde e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë“, ka shkruar Shpendi në Facebook.
Sot rreth orës 10:00 policia e Kosovës ka arrestuar një grua B.D. 38 vjeçare, e cila dyshohet se ka therur me thikë mësuesen e shkollës 7 Marsi, V.P. 49 vjeçare.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...