Në mbledhjen e VII-të të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, asambleistët e koalicionit LDK-PDK me 26 vota, votuan kundër rendit e ditës dhe kësisoj e bënë të pamundshme shqyrtimin e planeve rregullative, propozim buxhetit për vitin 2016 dhe pikave të tjera të propozuara nga kryetari, Shpend Ahmeti.
Duke e pasur të pamundur që të procedojë, i tërë ekzekutivi si dhe Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lëshuan mbledhjen.
Në konferencën e jashtëzakonshme për media pas këtyre zhvillimeve kryetari Ahmeti tha se të gjithë ishin dëshmitarë se as Liburn Aliu e as Drejtoria e Urbanizmit nuk janë kurrfarë arsyetimi, por ka tentim që të bllokojnë punën e ekzekutivit, posaçërisht në urbanizëm.
Mirëpo ai potencoi se këtu nuk po bllokohet aq ekzekutivi, por koalicioni “Sami-Lirak” është interesuar ta bllokojnë qytetarin e Prishtinës, ashtu siç kanë bërë edhe në 15 vitet e fundit. Ai e potencoi se për përfitime personale po ndalohet kalimi i disa pikave tepër të rëndësishme, si për investime të huaja ( qendra e Bankës Raiffeisen ), ashtu edhe për banorët e lagjeve të Prishtinës që kanë mbetur peng i planeve rregullative.
“Në këto kushte ne nuk mund t? ? bëhemi se asgjë nuk ka ndodhur dhe të qëndrojmë në sallë, sepse këto janë pikë kyçe e punës tonë. Ne treguam gatishmëri edhe tash si në të kaluarën që të jemi pjesë e debatit, mirëpo këta janë të interesuar të pësojnë qytetarët”, tha kryetari Shpend Ahmeti.
Ndërkaq nënkryetari, Dardan Sejdiu, tha se koalicioni LDK-PDK e ka motivin e qartë, e ai është degradimi i mëtutjeshëm i qytetit të Prishtinës.
“Sot të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me rregullimet, janë sjellë nga kryetari i Komunës dhe arsyetimi 6 mujor i Lirak Çelajt dhe Sami Hamitit se nuk do t’i pranojnë propozimet nga Liburn Aliu bie në ujë”.
Ai sqaroi se dy personat në fjalë janë të interesuar që të mos ketë sukses zhvillimi i Prishtinës, mos të ketë sukses lufta kundër korrupsionit, drejtësia sociale, por të vazhdojnë punët që kanë qenë shënjues të një sistemi komplet të kriminalizuar gjatë qeverisjes së 15 vitev e në Prishtinë.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...