Kryetari i PSD-së dhe Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka kërkuar debat publik kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.
Ahmeti ka thënë se për gjendjen në Prishtinë, përgjegjës nuk janë drejtorët e VV-së, por lideri i saj, Albin Kurti.
“Jam i gatshëm për debat. Do të vi absolutisht s’kam çka fshehi me këtë punë. Është gjynah që VV-ja mu përfaqësu prej Egzonit, Emanit që nuk kanë qenë fare të përfshirë në qeverisje, dhe nuk e dinë fare qa do të thotë qeverisja”, tha fillimisht Ahmeti në Rubikon.
Tutje Shpend Ahmeti tha se është i gatshëm në çdo kohë për debat me Albin Kurtin.
“Albini e disa tjerë nuk e folin asnjë fjalë. E qet Bislimin me dalë me më shajt. Unë kam qenë aty dhe e di si funksionojnë. Përgjegjës janë kreu dhe rrethi i ngushtë i VV-së dhe përgjegjës jam unë. Nëse duan ballafqim dhe diskutim, kjo do të ishte mënyra më e mirë. Jam i gatshëm”, tha Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës tha se në Vetëvendosje, vetëm Albin Kurti është i pagabueshëm.
“Njëri ka qenë i pagabueshëm, të tjerat janë të gabueshëm e debatet e tjera janë zhvilluar mes tyre. Nuk më bën kryetar më të mirë ose më të keq se a pajtohem apo jo me Albin Kurtin”, deklaroi Shpend Ahmeti.
Tutje kryetari i Prishtinës tha se nëse vazhdojnë akuzat ndaj tij nga VV-ja, atëherë do të bëjë edhe padi. /KTV/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...