Shpend Ahmeti i cili ka udhëhequr katër vite me Prishtinën, në zgjedhjet e fundit lokale fitoi edhe një mandat në një rezultat të ngushtë me Arban Abrashin e LDK-së. Betimin si kryetar i Prishtinës do ta bëjë javën tjetër.
Kryesuesi i Kuvendit të kaluar, Halim Halim e ka konfirmuar për lajmi.net se caktimi i seancës konstituive të Kuvendit komunal të Prishtinës është bërë me datë 21 dhjetorë.
“Seanca konstituive ku do të betohet kryetari dhe asamblistët e rinj do të mbahet të mërkurën”, tha Halimi.
Qeverisja “Ahmeti 2”, do t’i ketë 26 nga 51 ulëset në Kuvendin e kryeqytetit gjë që ia mundëson komunitet për të kaluar propozimet e ekzekutivit.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka 17 ulëse, deri më tani ka arritur marrëveshje bashkëqeverisëse me AKR-në e Behxhet Pacollit dhe AAK-në e Ramush Haradinajt.
Përbërja aktuale e Kuvendit është: VV, 17 ulëse, LDK, 15 ulëse, PDK, 6, AAK, 5, AKR, 4, LB, 2, Nisma, 1 dhe Alternativa 1 ulëse./lajmi.net/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...