Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy njësi të saj, në minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishinik-Artanë.
Sipas njoftimit, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se ndërmarrja po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje, shkruan Arbresh.info.
Në reagimin e ndërmarrjes në Facebook, thuhet se ndërmarrja synon që të rritet prodhimi dhe kufizimi i shpenzimeve sipas një plani të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës, andaj dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajit në vazhdim.
“Vendimi parasheh mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës. Për këtë qëllim janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor.”, thuhet në reagim.
“Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...