Shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor, gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në rajonin e Pejës ndaj veprimtarisë së strukturave paralele-ilegale.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi në një deklaratë për Arbresh.info ka thënë se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë.
Nikqi tha se me autorizimin e prokurorit të shtetit janë hapur raste penale ndaj tyre.
“Shtatë persona janë shoqëruar në stacionet policore të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë hapur raste penale ndaj tyre”, ka thënë Nikçi.
Ai po ashtu tregoi se janë sekuestruar dokumente të dyshimta si dhe janë hequr flamujt, të cilat kanë qenë në këto objekte.
“Gjithashtu, janë sekuestruar edhe një numër i madh i dokumenteve dhe janë larguar flamurat që kanë qene të vendosur në objektet e këtyre strukturave paralele.”, tha Nikqi./Arbresh.info
Ndryshe, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë kanë realizuar sot një aksion në Pejë e Istog kundër veprimtarive të strukturave ilegale.
LEXO EDHE;
Detaje nga aksioni në rajonin e Pejës kundër veprimtarive të strukturave ilegale
VV: Mbyllen zyrat ilegale të komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog e Klinë
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...