Komuniteti Termokiss së bashku me 53 organizata të tjera po shohin rezultate konkrete nga puna që e kanë bërë për kërkimin e ndryshimit të ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.
Kampanja #MundësiPërKrejt qysh nga dhjetori 2017 ka ngritur vetëdijën e qytetarëve për rëndësinë e qasjes në prona publike nga entitetet jo-fitimprurëse, por gjithashtu ka dërguar propozime konkrete në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë konsultimeve të tyre publike.
Tash, kjo ministri e ka publikuar Raportin Final të konsultimit publik të Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe është pajtuar zyrtarisht që procesin e dhëniës në shfrytëzim të pronës komunale për qëllime jo-fitimprurëse do ta rregullojë me akt nënligjor si proces i vecantë.
Kjo është një dëshmi se qytetaria aktive funksionon në Kosovë edhe se në raste kemi institucione të hapura për me i ndëgju propozimet e shoqërisë civile e individëve të Kosovës.
Tash, ky Raport Final duhet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës, ku më pas do të definohet dhe përpilohet edhe akti nënligjor nga MAPL për rregullimin e procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes së organizatave për shfrytëzimin e prones komunale për qellime jo-fitimprurëse.
Termokiss gjithashtu është ne proces e sipër të publikimit të një hulumtimi i cili tregon shembuj e detaje se si vendet e ndryshme të rajonit e trajtojnë ligjin për pronat publike, duke dhënë gjithashtu edhe propozime konkrete se si ky ligj duhet të përpilohet në Kosovë.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...