Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e bindur në jetësimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Këtë do ta realizojë edhe në mungesë të përkrahjes së Bankës Botërore, raporton KTV.
Në MZHE thonë se gjatë kësaj periudhe kanë biseduar me disa banka nga Japonia, Amerika e Kina për të garantuar investimin e njërës nga katër kompanitë që janë në garë për ndërtimin e “Kosovës së Re”.
Valdrin Lluka, ministër në MZHE, shton se e kanë bërë nënshkrimin e kontratës pa përgjigje të Bankës Botërore sepse ata i kanë pritur tash e dhjetë vjet.
KOSID-i, organizatë e shoqërisë civile, e cila mori përgjigjen e Bankës Botërore në Bali të Indonezisë se nuk e përkrahë Termocentralin “Kosova e Re”, thotë se qeveria e ka pasur këtë përgjigje prej vitesh.
Qeveria kishte parë edhe mundësinë e garantimit të kredisë nga Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por, në një përgjigje të shkurtë për KTV-në, BERZH-i e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
Megjithëkëtë, sipas Rinora Gojanit nga KOSID, qeverisë më lirë i bie të paguajë penalltinë dhe të tërhiqet.
Termocentrali i ri do të prodhojë 450 MGW energji në orë, të cilën Qeverisë së Kosovës mund t’ia shesë deri në 80 euro për 20 vjetët e parë të punës./KTV/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...