Shoqatat e bizneseve që përfaqësojnë kompanitë e huaja dhe ato private thonë se është momenti i fundit të merren masa për zhvillim ekonomik, raporton KTV.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë se deri tash asnjë qeveri nuk ka pasur program për zhvillim ekonomik. Ai tash pret nga dy partitë që janë në pushtet të punësojnë mbi 100 mijë punëtorë, ashtu siç premtuan në fushatën zgjedhore.
Nga ana tjetër, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, kërkon nga qeveria të marrë masa të shpejta për të vënë në jetë një program të tillë, pasi që vendi gjendet në rrezik të madh nga ikja e atyre pak bizneseve nga Kosova.
Përpos njoftimit, programi qeveritar nuk gjendet as në uebfaqen e kryeministrit, përcjell koha.net. Në njoftimin e dhënë, qeveria ka premtuar që për 4 vjet qeverisje si prioritet kryesor të ketë zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.
Ndryshe, ky është programi i parë që një qeveri ka përgatitur, pasi që në qeverisjet e kaluara ka pasur strategji për zhvillim sektorial dhe deklarime të ndryshme për zhvillim ekonomik./koha.net/
Forbes publikon listën e klubeve më të vlefshme
MPB për sulmet ndaj Policisë në Zveçan: Kriminelët do identi...
ShBA jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Macron: duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë p...
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik
FFK garanton siguri për tifozët rumunë