Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim janë aktivizuar për një operacion kërkim-shpëtimi pas raportimeve për një person të zhdukur dhe të lënduar.
Sipas njoftimit, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar menjëherë pas pranimit të informacionit dhe kanë arritur të lokalizojnë personat e zhdukur.
“Ekipet tona janë aktivizuar për një operacion kërkim-shpëtimi në zonën pas marrjes së një njoftimi për një person të zhdukur dhe të lënduar! Shoqata jonë ka lokalizuar personat e zhdukur, të cilët janë të lënduar dhe shtetas të huaj. Ekipet tona janë në terren për t’u ofruar ndihmën e parë dhe për t’i bartur në zonë të sigurt. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Nuk janë dhënë ende detaje shtesë rreth vendndodhjes së saktë apo gjendjes shëndetësore të të lënduarve./Arbresh.info
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...