Shoqata e Sigurimeve të Kosovës gjatë ditës së sotme shënon 15 vjetorin e themelimit të saj. Kjo shoqatë ka në ombrellën e saj gjithsejtë 14 kompani të sigurimeve, 12 prej të cilave janë kompani të sigurimeve Jo-jetë si dhe dy kompani të tjera janë kompani të sigurimeve të jetesës.
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës është themeluar në Prill të vitit 2002, nga kompanitë e sigurimeve, që ishin licencuar për të operuar në fushën e sigurimeve në atë kohë.
Me rritjen e tregut të sigurimeve është rritur edhe numri i kompanive të sigurimit. Sot në Kosovë operojnë gjithësejt 14 kompani të sigurimeve, 12 prej të cilave, janë kompani të sigurimeve Jo-jetë, dhe dy kompani të sigurimeve të jetës.
Shoqata e Sigurimeve në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve është duke punuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sigurimeve në ekonomin e vendit, duke përfshirë këtu edhe ekonomitë familjare, përmes revistës periodike për sigurime – BULETINI I SIGURIMEVE, përmes spoteve televizive, broshurave, dhe formave tjera.
Kjo shoqatë në bashkëpunimin me institucione prestigjioze ndërkombëtare në fushën e sigurimeve, bën trajnimin profesional të ndërmjetësuesve të sigurimit dhe për stafin e kompanive të sigurimit.
“Përkundër shumë sfidave, gjatë këtyre viteve të rrugëtimit të tregut të sigurimeve, ai megjithatë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm, dhe ka qenë një kontribues në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së Kosovës” tha Adem Selmani, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës.
Kapitali i Kompanive të Sigurimit në Republikën e Kosovës është i larmishëm. Nga 14 kompani të sigurimeve 7 prej tyre janë me kapital vendor, 3 me kapital Austriak, 2 me kapital Shqipëtar, dhe 2 janë me kapital Slloven.
Shuma e pergjithshme e primeve të shkruara për komplet tregun është rreth 80 milion Euro brenda një viti. 46% nga kjo shumë, janë paguar në formë të dëmeve, dhe raporti mes primeve te shkruara dhe pagesës së dëmeve është 54 me 46 %, që nënkupton se ka pasur një rritje të konsiderueshme, në pagesën e dëmeve, në krahasim me vitet paraprake.
“Tregu i sigurimeve të Kosovës ka kapacitete të plota, për të siguruar të gjitha entitetet dhe/apo personat fizik dhe juridik të cilët kanë nevojë që ta mbrojnë veten nga rreziqe të ndryshme, dhe të kenë një të ardhme më të sigurtë.” , tha Adem Selmani.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...