Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës sot ka marrë vendim të ndajë 37.000-euro si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.
“Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike”, thuhet në komunikatën për media nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se: “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”./arbresh.info
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...