Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të trafikut përmes sistemit të kamerave në kryeqytet, ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, ndaj të cilët është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.
Po ashtu, pas verifikimit ka rezultuar se shoferi ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, andaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh, shkruan Arbresh.info.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht drejtuesit e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik./Arbresh.info

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026