Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Sipas policisë, është rritur numri i aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente.
“Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik. Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët:
– Të jenë të pajisur me goma dimërore,
– Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,
– Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,
– Të vendosin rripin e sigurisë,
– T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, për shkak të festave, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
“Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë komunitetin, pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...