Mjekja familjare, Shpresa Krasniqi ka treguar për efektet e motit të nxehtë në shëndetin personal. Ajo ka thënë se në këto temperatura që po mbizotërojnë në vend, më të rrezikuarit janë personat me sëmundje kronike.
Gjithashtu Krasniqi, rekomandon shmangien e pikës së vapës.
“Mos me dal në diell nga ora 10 deri në ora 17, sidomos për grupet e rrezikuiara, personat e moshuar, fëmijët e vegjël. Është shumë i rëndësishëm hidratimi sepse kur kemi temperatura të larta dueht të marrim sasi të mjaftueshme të lëngjeve. Të shmangen pijet e gazuara, me sheqer, kafeina”, tha ajo për RTK.
Mjekja familjare gjithashtu këshillon që gjatë sezonit të verës të ketë kujdes edhe në mënyrën e ushqimit. Ajo thotë se duhet konsumuar sa më shumë ushqime të cilat treten lehtë.
“Më së miri është të përdorim ushqime të lehta, perimet, pemtë të cilat duhet shumë mirë të pastrohen dhe duhet të ruhen në frigorifer. Për shkak se mund të vijnë deri te prishja e tyre e ato mund të shkaktojnë probleme me temperaturë, barkqitje, vjellje”, ka thënë Krasniqi.
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...