Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme.
Sipas vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç:
Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,
Qytetareve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),
Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionim e zinxhirit te furnizimit,
Kompanive ndërtimore,
Operatoreve që kryejnë pune publike. /arbresh.info/
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull