Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar pas raportimeve dhe paralajmërimeve se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të fondeve për Serbinë, për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit dhe lirinë e medias në vend.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Kearns ka deklaruar se “Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”.
Ajo ka theksuar se veprimet kanë pasoja, duke shtuar se mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë “e panegociueshme” për vendet në prag të Evropës, veçanërisht për ato që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Reagimi i saj vjen në kohën kur Komisioni Evropian, sipas raportimeve ndërkombëtare, po shqyrton nëse Serbia duhet të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së, në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe kritikash për gjendjen e demokracisë në vend.
Kujtojmë se Serbia rrezikon të humbasë deri në 1.5 miliardë euro fonde nga Bashkimi Evropian, pasi Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të pagesave për shkak të shqetësimeve për kthim prapa në demokraci dhe lidhjet e vazhdueshme të Beogradit me Rusinë, raporton politico.
Sipas këtij mediumi, Serbia, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, ka nisur negociatat për anëtarësim në vitin 2014 dhe për këtë arsye ka qenë e kualifikuar për grante dhe fonde që synojnë mbështetjen e reformave institucionale dhe ligjore. Por. Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Brukseli është “gjithnjë e më i shqetësuar” për zhvillimet në Serbi, duke përmendur ligje që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, shtypjen e protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në median e pavarur.
Kos tha për Politico se Komisioni po vlerëson nëse Serbia vazhdon t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga instrumentet financiare të BE-së. Katër zyrtarë të BE-së, thanë se brenda Komisionit është rritur presioni për të mbajtur pezull fondet.
Një paketë ligjesh për ristrukturimin e gjykatave dhe ndryshimin e mënyrës së emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është cilësuar nga Kos si “hap serioz prapa”. Ndërkohë, Komisioni i Venedikut pritet të japë në fund të muajit opinionin e tij mbi këto ndryshime, i cili mund të ndikojë në vendimin e BE-së për ngrirjen e fondeve, shkruan POLITICO.
Ambasadori i Serbisë në BE, Danijel Apostoloviç, është shprehur i bindur se nuk do të arrihet deri te pezullimi i financimit dhe se Serbia nuk po heq dorë nga synimi për anëtarësim të plotë në BE.
BE-ja është mbështetësi më i madh financiar i Serbisë, duke ndarë mbi 586 milionë euro grante nga viti 2021 deri më 2024, ndërsa deri në 1.5 miliardë euro të tjera janë të kushtëzuara me reforma. Sipas qeverisë serbe, që nga viti 2000 vendi ka marrë mbi 7 miliardë euro fonde dhe investime nga BE-ja.
Politico shkruan se tensionet janë rritur edhe pas raportimeve për dhunë dhe parregullsi në zgjedhjet lokale dhe përplasjeve mes studentëve dhe policisë, ndërsa Kos theksoi se Serbia si vend kandidat duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së.

Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...