Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër E.M (31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.
Nga MPB njoftojnë se mbi bazë të urdhërit gjyqësor të më 21 qershor, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë dhe disa hapësira tjera tek i padituri, dhe kanë gjetur dy paketime me kokain (161 gram), peshore digjitale, 22 bankënota, dy telefonë celular dhe tre SIM kartela, përcjell TElegrafi Maqedoni.
“I padituri gjatë këtij muaji disa herë ka udhëtuar në Kosovë, prej ku ka blerë kokain, të cilën e ka futur në Maqedoni për shitje të mëtejshme. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të paditurit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e MPB.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...