152 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me COVID-19.
Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 508 raste gjithsej.
Por ajo çfarë vlen të theksohet është se nga IKSHPK sonte u konfirmua se numri i të vdekurve ka shkuar në 75, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që dje dhe sot pati numër të madh të personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.
“Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ndër të tjerash në njoftim
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë