Shkollat e Kosovës, pa salla të edukatës fizike (VIDEO)

09:13 | 22 Tetor 2016
M. A.

Në mungesë të një salle të edukatës fizike, nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku në Prizren”, dëgjojnë vetëm teoritë nga profesori i tyre.

Salla e edukatës fizike që ishte ndërtuar në vitin 1932 për shfrytëzim të një pjesë të komunitetit u mbyll me urdhër të Inspektoratit komunal, për mosplotësim të kushteve.

Në të njëjtën situatë, ndodhet edhe shkolla fillore “Skënderbeu” në Kraishtë të Lipjanit.

Mungesa e aktivitetit fizik, po shkakton te nxënësit probleme shëndetësore, duke nisur nga deformimet fizike e deri te mbipesha.

Duke parë rëndësinë e madhe të ushtrimeve, prindërit kanë nisur të gjejnë alternativa, që fëmijët e tyre të mos përballen me deformime fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale