Shtyllat elektrike ka dy javë që kanë rënë për tokë nga moti i ligë. Tri herë drejtoria e shkollës ka kërkuar nga KEDS-i që të vijnë dhe t’i rregullojnë shtyllat, të lëshohet energjia elektrike, por asnjë reagim nuk ka pasur nga ky distribucion.
Nxënësit kosovarë që jetojnë nëpër zona të thella rurale nuk kanë më shumë sesa një karrige dhe bankë të vjetruar për të ndjekur mësimin. Përveç donatorëve të huaj që kanë investuar sidomos në periudhën e pasluftës nëpër këto objekte shkollore me ndonjë investim në rinovim, rrallëherë ndodh të ketë pasur ndërtim të ri të objektit apo ndonjë investim serioz nga institucionet e shtetit. Fëmijët kosovarë nuk janë të barabartë. Përderisa në shkollat tjera të vendosura nëpër zonat urbane ku plan-programi mësimor implementohet në kushte më të mira në teori dhe praktikë, në shkollat e zonave rurale mësimi organizohet vetëm në planin teorik.
Në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Drelaj të Rugovës, objekti ku zhvillojnë mësimin nxënësit është ndërtuar në vitet e 40-ta. Dedikuar si objekt për grumbullimin dhe ruajtjen e patateve, dhe shndërruar më pas në një objekt shkolle, kjo shkollë nuk posedon asnjë kabinet dhe as sallë për lëndën e edukatës fizike..
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...