Selami Shkodra, magjistër i të Drejtës Ndërkombëtare dhe njohës i zhvillimeve politike ne vend ka reaguar ndaj një postimi të ish-drejtorit të Arsimit në Prishtinë në Facebook përmes të cilit ironizon me deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Delawie në lidhje me situatën e fundit të krijuar në Kuvend.
“Valla po promovon demokraci e praktika t’mira n’Kosovë! Hallall Ambasador! Veç nuk po kuptoj a është ambasador i SHBA-ve a i Kubës?!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Shkodra ka reaguar menjëherë duke thënë se ambasadori amerikan thjesht po përpiqet të kontribuojë në të mirë të vendit duke mbajtur qëndrimet politike të ambasadës dhe se ai po ia don të mirën Kosovës më shumë se çdo lider aktual politik.
“Ambasadori i SHBA-së ja don të mirën Kosovës dhe shtetsisë së saj ma shumë se qdo lider politik aktual, ambasadori po mban qëndrimet politike të ambasadës dhe njëherit po bën përpejket e tij që institucionet të dalin nga kjo situate andaj po kontribuon në të mire të këtij vendi, mirpo komenti I juaj ishte në kuptimin e asaj se a është seanca e kuvendit demokratike dhe e rregullt për këtë gjë është rregullorja e punës e kuvendit ajo që e përcakton, ndërsa sa I përket dashurisë tuaj për SHBA-të nuk kam dilema!”, ka shkruar Shkodra./arbresh.info.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës