Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë pjesë aktive në Konferencën e 3-të Rajonale “Përshtypjet nga pilotimi i mjeteve dhe programeve specifike për VEP dhe rruga përpara në Ballkanin Perëndimor”, e mbajtur më 3-4 qershor në Budva të Malit të Zi.
Konferenca kishte për qëllim shqyrtimin e përvojave dhe rezultateve nga zbatimi pilot i mjeteve dhe programeve të specializuara për parandalimin e radikalizimit dhe rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm në rajon.
Gjatë konferencës, u prezantuan gjetjet nga faza pilot e zbatimit të këtyre mjeteve, ku më shumë se 60 profesionistë të sistemit penitenciar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, punuan me mbi 700 të burgosur në periudhën gusht 2024 – mars 2025. Ky proces nxori në pah si sukseset në menaxhimin dhe rehabilitimin e të burgosurve të radikalizuar, ashtu edhe sfidat që lidhen me sistemet ekzistuese të mbështetjes pas dënimit.
“Përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës ndanë përvojën institucionale në trajtimin e rasteve të radikalizmit në burgje dhe theksuan rëndësinë e trajnimit të vazhdueshëm të stafit dhe të integrimit të këtyre mjeteve në legjislacionin kombëtar. Ata shprehën përkushtimin e institucionit për të avancuar më tej qasjet rehabilituese dhe për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta rajonale për siguri dhe ri-integrim efektiv të të burgosurve në shoqëri”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK