Nga e dita e premte, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se do të fillojnë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese, thuhet në njoftimin e saj.
Po ashtu, në njoftim thuhet se po nga kjo ditë, do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, SHKK, ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Në fund në njoftim thuhet se SHKK, do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.
Njoftim nga SHKK:
Prishtinë, 06 maj 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.
SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...