Hamzë Berisha ushtrues i detyrës të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë është shkarkuar nga kjo pozitë. Gjithë kjo me arsyetimin e paralajmërimeve në vazhdimësi se perforamanca e punës së tij është e pakënaqshme. Vendimin për shkarkimin e Berishës e ka marrë Basri Sejdiu, drejtor i Komisionit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Hamzë Berisha më nuk do ta ushtrojë pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Pas shkarkimit të tij nga kjo pozitë, ai është caktuar mjek specialist në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
“Me arsyetimin e paralajmërimeve në vazhdimësi se perforamanca e punës së tij është e pakënaqshme. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë me datë 20.11.2018, pas raporteve inspektuese të bëra nga ana e menaxhmentit të SHSKUK-së, të cilat kanë gjetur disa parregullsi si në mbarëvajtje të orarit të punës nga stafi mjekësor, po ashtu edhe në menaxhimin e spitalit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.
Ndërsa për largimin e përkohshëm nga puna të Imer Sejdiu anesteziolog, thonë se erdhi pasi që i njejti gjatë inspektimit nuk ka qenë në vendin e punës, dhe se në të njejtën kohë kishte qenë duke punuar në një spital privat.
“…për largimin e përkohshëm nga puna të Imer Sejdiu anesteziolog në Spitalin e Përgjithshëm ne Mitrovicë, ju njoftojmë se i njëjti gjatë inspektimit me datë 16.11.2018, nuk ka qenë në vendin e punës dhe në të njëjtën kohë është vërtetuar nga Inspektorati Shëndetësor se ka qenë duke punuar në një spital privat. Pas largimit të përkohshëm nga puna është proceduar në Komisionin Disiplinor për shqyrtim të mëtejmë”, thuhet tutje në njoftim.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...