Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vend dhe nesër.
Sipas IHMK’së, të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me rritje të lehta të temperaturave maksimale dhe me riga shiu.
Reshjet do të vazhdojnë edhe të enjten, derisa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.
“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët. Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë)”, ka njoftuar Instituti.
Reklamë
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...