Po vazhdon kërcënimi me afishe i kreut të shtetit dhe atij të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin e Naim Tërnavën.
Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.
Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”.
“Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.raporton express
Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Ka thënë të ketë intervistuar disa dëshmitarë. Portali Koha.net ka provuar të flasë me zyrtarë policorë për informim për të mësuar se ku kanë mbërri hetimet rreth kësaj çështje, por njënjë të tillë, të premten pasdite e ka pasur të pamundur./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin