Në mes të shoferëve të dy veturave dhe shoqëruesit të njërit nga shoferët që po ngisnin automjetet e tyre në autostradën A2 në Kantonin Tiçino, në drejtim të jugut ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me gjakderdhje.
Kjo ka ndodhur rreth orës 21 të ditës së premte në Gorduno, shkruan polizeiticker.ch.
Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka plasur mes tyre. Ndonëse dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën.
Në makinën e sulmuesit kanë qenë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...