Shërohen 101 persona nga COVID19, gjatë 24 orëve të fundit

15:36 | 20 Korrik 2020
A Z

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 persona.

Duke bërë kështu që numri total i të shëruarve të shkojë në 3 mijë e 69.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 485 mostra që janë marrë nga SHSKUK’ja dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit.

Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 142 mostra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale