Bilall Sherifi, ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.
“Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, tha Sherifi për Klan Kosovën.
“Edhe nëse merren parasysh votat kriminale të Serbisë, të mbushura në mënyrë kriminale dhe të sistemuara në mënyrë kriminale nga Beogradi, Nisma mbetet mbi prag, pra është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por, këto vota kriminale nuk duhen pranuar sepse janë të paligjishme”, ka deklaruar Sherifi.
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...