Shef i grupit parlamentar të Nismas, Bilall Sherifi ka thënë se sot janë mbledhur për të diskutuar dhe për të votuar rreth një çështje e cila sipas tij ka ngjallë më së shumti debate në tri vitet e fundit.
Shefiri ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi është debatuar mjaftueshëm jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe në shtëpi e shumë vende të tjera.
“Mendoj që rreth kësaj çështje është debatuar mjaftueshëm, jo vetëm kuvend por edhe studio televizive, shtëpi , rrugë kafeneve”, është shprehur Sherifi.
Ai po ashtu ka thënë se pas gjithë kësaj kohe ende ka njerëz që nuk dinë se si të veprohet por që sipas tij është drejtë e secilit të votojë ashtu si mendon që është më e drejta.
“Nuk besoj që sot pas gjithë këtyre viteve dhe pas rrethanave të reja ende kemi njerëz që nuk din se si të veprohet. Dikush ka nda mendjen të votojë po, dikush jo, është drejt e secilit që mendon se është duke votuar drejt”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Sherifi ka thënë po ashtu se Nisma bashkë me deputetet e saj do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Do të votojmë pro këtij ligji dhe përfundimisht t’i japin epilog që ka tri vite që e kemi në tavolinë”, ka thënë Sherifi.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...