Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në takimin e së premtes që është mbajtur në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN-i dha një propozim për tejkalimin e kësaj situate.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PAN-i ka shprehur gatishmëri të bëjë kompromis duke hequr dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për të propozuar një kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai ka treguar se këtë ofertë LV-ja dhe LAA-ja do ta kenë në dispozicion deri më 9 gusht. Sherifi ka thënë se LV-ja dhe LAA-ja nuk kanë koalicion sikurse në 2014-n.
“Meqë nuk arrijnë ta bëjnë mazhorancën vetë, po dëshirojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit duke e penguar zgjedhjen e Veselit kryeparlamentar”, është shprehur Sherifi
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...