Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk vjetërsohen asnjëherë dhe nuk mund të amnistohet askush, shkruan arbresh.info.
“Ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike!
Krimet e kryera gjatë luftës janë krime që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetërsohen asnjëherë dhe për këto krime nuk mund të amnistohet askush! Ndëshkimi i këtyre krimeve kalon nëpër dyer të gjykatave dhe jo nëpër dyer të sallave ku mbahen tryeza politikanësh, të çfarëdo nivel qofshin ata!”, ka shkruar ai.
Bilalli ka shkruar se çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë.
“Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit!”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...