Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups.

“Në donacion përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit. Donacioni do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues”, thuhet në komunikatëne ShKK-së.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me donacionet e saj përmes INL & ICITAP ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit