Është mbajtur tryezë për nderë të ditës se tuberkulozit nga programi kombëtar kundër tuberkulozit me temën “Është koha, fund tuberkulozit”
Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, tha se ky institut ka për qellim vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjes së tuberkulozit.
Sipas tij, në shtetin e Kosovës ka dukshme rënie të të prekurve me tuberkuloz, shkruan arbresh.info.
“Çdo vit kjo shënohet me 24 mars dhe ka për qëllim vetëdijesimin e pacientëve. Tuberkulozi edhe sot vazhdon të jetë sëmundje vdekjeprurëse, vihet në theks parandalimi, vetëdijesimi dhe në këtë ditë i bënë të gjitha përgatitjet duke u marr me parandalim, mjekim, vetëdijesim. 15% në 2015, 2-3% në 2017. Pra kemi një rënie të të prekurve me tuberkuloz. 3742 janë raportuar, dhe deri në 700 raste në vitet e fundit” tha Ramadani
Ndërsa Gazmend Zhuri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se janë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për programin e Tuberkulozit.
“Vazhdon të jetë një sfidë kjo sëmundje. 230 mijë njerëz preken nga tuberkulozi dhe 26 mijë e humbim jetën. Përqindja e rasteve të reja në vitin 2016 ka qenë 19.5%.
OBSH po e ndihmon MSH në programin e tuberkulozit në Kosovë” tha Zhuri
Gjatë prezantimit të programit, Majlinda Gjocaj nga programi kombëtar për TB tha se në rastet me tuberkuloz më së shumti nga qytetet në Kosovë kryeson Prishtina ndërsa me numër më të vogël kryeson Gjakova. Ndërsa nga më të prekurit janë meshkujt
E sa për numrin e rasteve ajo tha se 2017 kanë qenë 10.4 milion raste të regjistruara në botë dhe se tuberkulozi si sëmundje është renditur një nga 5 shkaqet e vdekjes së femrave deri më moshën 45 vjecare./Arbresh.info/

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...