Pak minuta më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë (IKSHPK), bëri të ditur se janë shënuar edhe 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
15 prej tyre ishin nga Banja e Malishevës, dy me vendbanim në Malishevë, një në Bllacë-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.
Të gjitha këto raste, sipas këtij Instituti, janë raste kontakti.
Më këtë rast, në Drenas është shënuar sot rasti i parë me koronavirus.
Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...