Në QKUK është kryer një operim laparoskopik që ka thyer një rekord.
Rekordi nuk është shënuar në kohëzgjatjen e operimit, por në gjatësinë e tëmthit (idhëzës) që është 22 cm e që i afrohet edhe rekordit botëror – 25.5 cm.
Këtë e ka bërë të ditur kirurgu dr. Salih Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Pacientja e operuar sot në Qendrën Laparoskopike në Prishtinë, nga dr. Salih Krasniqi dhe dr. Besim Sermaxhaj, kurse anesteziologe dr. Sebahate Gashi. Kjo paciente është operuar për shkak të gurëve në idhëz te e cila gjatësia e idhëzës ishte 22 cm, më e gjata deri më sot në QKUK dhe i afrohet rekordit botëror që është 25.5 cm”, ka shkruar dr. Krasniqi.
Ai po ashtu ka bërë me dije se ky operacion është kryer me laparoskopi dhe ka përfunduar me sukses.

Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...