Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës “Mos ma kufizo lëvizjen”.
Shënimi i kësaj dite, realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese që ka organizuara HANDIKOS.
Me rastin e kësaj dite, qytetar të shumtë dhe persona me aftësi të kufizuar po marshojnë nga Sheshi “Skenderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.
Të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Osmani dhe Kurti, në shenjë solidarizimi veshën edhe bluzat me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”, që simbolizon ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës./arbresh.info/

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C