Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka mbajtur konferencë me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Gjatë kësaj konference kryetari i këtij forumi, Bekim Krasniqi tha se në vazhdimësi janë duke u angazhuar që të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të përmirësohen.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen ndaj tyre, pasi sipas tij mbështetja aktuale nuk është e mjaftueshme. Ai ka thënë se e ardhmja e fëmijëve duhet të jetë e barabartë.
Prezent në këtë konferencë ishte edhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, e cila tha se jemi të obliguar që personave me aftësi të kufizuar të ju garantohet barabarësia.
Po ashtu ajo shtoi se realiteti praktik ende është i ashpër, teksa përmendi që shumë fëmijë ende nuk kane qasje dhe shërbime të duhura për një jetë të dinjitetshme./rtk
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...