Sot mbushen 26 vjet nga rënia e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së, me rastin e kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme.
Në orën 10:00 do të ketë vizitë te monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë si dhe homazhe në kompleksin memorial te varrezat e dëshmorëve. Po ashtu do të bëhen homazhe pranë shtatoreve të Komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi dhe busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.
Kurse në orën 11:00 mbahet akademi përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” Kaçanik, teksa në ora 18:00 hapet ekspozita kolektive me artistë të rinj “House of Creative”, për nder të artistit dëshmor Xheladin Kurtaj.
Në shënim të kësaj dite mbahet edhe turneu në futsall me ekipet fituese të turneve memoriale 2024. Po ashtu mbahet edhe festa e tifozerisë “Fikshat” me rastin e 25 vjetorit të themelimit./RTK/
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...