Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot po shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit me Droga, një iniciativë globale që synon ngritjen e ndërgjegjësimit mbi problemet që shkakton përdorimi i substancave psikoaktive dhe trafikimi i tyre i paligjshëm.
Sipas njoftimti, këtë vit, fushata zhvillohet nën moton: “Të thyejmë zinxhirët: Parandalim, Trajtim dhe Rikuperim për të gjithë!”, duke theksuar rëndësinë e ndërprerjes së ciklit të varësisë përmes parandalimit, trajtimit adekuat dhe mbështetjes në procesin e rikuperimit për çdo individ, shkruan Arbresh.info.
“Varësia nga substancat psikoaktive është një çrregullim kronik dhe i përsëritur, i karakterizuar nga dëshira e pakontrolluar për përdorim të vazhdueshëm, pavarësisht pasojave negative, si dhe ndryshimeve në sjellje që ndikojnë në ndjenjat e kënaqësisë, stresit dhe vetëkontrollit. Megjithatë, varësia është e parandalueshme dhe e trajtueshme. Pa trajtim, ajo mund të zgjasë gjatë gjithë jetës dhe të ketë pasoja të rënda, përfshirë ato fatale.”, thuhet në njoftim.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit rreth 600,000 persona humbin jetën si pasojë e përdorimit të substancave psikoaktive. Megjithatë, vetëm 1 deri në 35% e atyre që përballen me varësi kanë qasje në trajtim.
Edhe Kosova përballet me këtë sfidë. Gjatë vitit 2022 janë raportuar 72 raste me diagnoza të lidhura me përdorimin e substancave (F10–F19), ndërsa në vitin 2023 ky numër është rritur në 123 raste.
Sipas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e qasjes në trajtim.
“Në Ligjin e Buxhetit për vitin 2025 është planifikuar ndërtimi i Qendrës për Sëmundje të Varësisë, ndërsa tashmë është themeluar edhe grupi punues i autorizuar për realizimin e këtij projekti.”, thekson kjo ministri.
“Në këtë ditë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të informohen dhe të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell përdorimi i substancave psikoaktive.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...