Më 21 mars, shënohet Dita Botërore e Sindromës Down, një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen e individëve me këtë sindromë në shoqëri.
Sindroma Down është një çrregullim gjenetik që ka ndikim në zhvillimin intelektual dhe fizik, duke krijuar sfida të mëdha për individët me këtë gjendje, të tilla si vështirësi në arsimim, punësim dhe integrim social. Statistikat globale tregojnë se 1 në 700-1000 lindje ka fëmijë me sindromën Down, dhe individët që e përballojnë këtë sindromë mund të jetojnë një jetë të plotë dhe të shëndetshme me mbështetje të duhur.
Një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës. Në moshën 20 vjeç, rreziku për lindjen e një fëmije me sindromën Down është rreth 1 në 1,500, ndërsa në moshën 40 vjeç, rreziku rritet në 1 në 100.
Dita Botërore e Sindromës Down ka për qëllim luftimin e paragjykimeve dhe promovimin e barazisë, si dhe mundësive të barabarta për të gjithë./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK