Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot organizojnë disa aktivitete në shënim të kësaj dite.
Do të organizohet tryezë e rrumbullakët me moton: “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”. Në këtë tryezë do të marrë pjesë Zëvendësministrja në detyrë e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, si dhe profesionistë shëndetësorë.
Po ashtu Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, organizon Simpoziumin e Tretë të Diabetologjisë, që organizohet me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.
Në Ditë Botërore të Diabetit, prezantohen të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit që trajtohen në QKUK, shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ditë më parë ndriçoi ndërtesën me ngjyrë të kaltër në shënim të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor).
Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.
Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.
Sulmi me armë në Uashington, Hamza: Lehtësuese që Presidenti...
Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mpos...
Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit për sulmin ...
Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështe...
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...