Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se takimi i saj me liderët e partive politike në Kosovës nuk do të thotë se pajtohet me pozicionet e tyre.
Apostolova në Twitter ka thënë se pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...