Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas shembjes së një pjese të ish-hotel ”Adriatiku”, ku dyshohet se një person gjendet ende brenda gërmadhave.
Bahtiri ka apeluar tek organet e sigurisë që të bëjnë maksimumin për ta shpëtuar punëtorin në fjalë duke kërkuar urgjentisht nga kompanitë ndërtimore që të dalin në vend të ngjarjes me makineritë adekuate.
Postimi i plotë:
Një pjesë e ish hotelit “Adriatiku” është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.
Ju bëjë apel organeve të sigurisë që ta japin maksimumin për shpëtimin e tij, dhe po ashtu kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre.
Me vjen keq që sot gjendem tek familja ime jashtë Kosovës, por me mendje dhe me zemër jam prezent në Mitrovicë. Sinqerisht, Agim Bahtiri.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...