Në rrugën ‘Karl Gega’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut.
Një pjesë goxha e madhe e dheut, është shembur në lagjen e Muhaxherëve, njofton Klan Kosova.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë se si është çarë asfalti si dhe shembjen e dheut afër një objekti i cili rrezikohet të bie. Policia ka evakuuar banorët e zonës dhe mësimi në shkollën Naim Frashëri do të ndëprehet, për shkak të rrezikut.
Po ashtu, rryma dhe uji janë ndërprerë në këtë lagje. Shkak i kësaj shembje, besohet të jenë reshjet e shiut dhe shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.
Kjo shembje ka ndodhur saktësisht në rrugën arkitekt “Karl Gega” në Prishtinë.


Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...