Shiu që ka rënë pandërprerë këto ditë në kryeqytet ka filluar të bëjë dëme.
Si pasojë e kësaj, në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në Veternik është shembur dheu në një hapësirë ku po zhvillohen punimet atje, shkruan arbresh.info.
Si pasojë e shembjes së dheut në atë hapësirë është dëmtuar edhe muri mbrojtës.
Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë për arbresh.info se zyrtarë të kësaj të fundit kanë qenë dje në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerr konkluzat se përse ka ardhur deri të shembja e dheut.
Zëdhënësi i Infrastrukturës, Argjend Zejnaj ka thënë se Komisioni i ri i cili është formuar në kuadër të ministrisë do ta shikojë projektin dhe pastaj do të vendoset se ku duhet të ndërhyhet.
“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dje kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kompania e cila është duke i kryer punimet bashkë më projekt menaxherin dhe me një komision të ri që e ka formu Ministria e Infrastrukturës do të mirret dhe të shikohet projekti dhe të nxjerrim rezultate se duhet të ndërhyjmë, a duhet të ndërhyjmë nga fillimi apo vetëm duhet të riparohet muri dhe me vazhdua punimet”, ka thënë ai.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...